Si probiotikët të cilët ndihmojnë në krijimin e baktereve të mira në stomak të cilat reflejtojnë më pas në një lëkurë më të shëndetshme.

Askush nuk preferon një lëkurë të thatë të plasaritur apo të skuqur dhe kjo nuk ka diskutim.

Ajo çfarë kërkon vëmendjen e duhur janë mënyrat se si njerëzit zgjedhin të përballen me këtë problem.

Shpesh me kremra, kura natyrale apo duke u mbrojtur nga kushtet atmosferike.

Por në të vërtetë kurimi i vërtetë i problemit fillon nga brenda, me marrjen e suplementëve të duhur.

Vitamina, minerale  e çdo ushqyes i nevojshëm që ndikon në hidratimin e mirë të lëkurës janë zgjidhja më afatgjatë që mund t’i dhuroni trupit tuaj.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju tregojmë disa prej tyre të cilat mund t’i përdorni menjëherë.

Vitamina C

Lëkura përmban nivele të larta të vitaminës C nga 64 miligramë në 100 gramë në zonën e epidermës.

Kur nivelet e kësaj vitamine bien nën këto norma lëkura fillon të mos jetë me shumë e hidratuar dhe shëndetshme.

Një studim i vitit 2017 zbuloi se suplementet e vitaminës C mund të rrisin funksionin e barrierës mbrojtëse së lëkurës.

Duke ndihmuar kështu në hidratimin e mirë të lëkurës dhe parandalimin e tharjes së saj.

Mjafton vetëm pak miligramë të cilët ndihmojnë në mbajtjen e ujit, duke parandaluar kështu lëkurën e thatë.

Ndërsa në një tjetër studim të vitit 2016 ku u trajtuar 152 gra me vitaminë C, tregoi se me vetëm 54 miligramë në ditë ndihmoi në luftën kundër tharjes së lëkurës.

Vitamina D

Vitamina D është e tretshme në yndyrë duke rritur kështu rritjen e qelizave të mira në lëkurë.

Marrja e vitaminës D ndihkon ndjeshëm në rritjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës.

Në një studim të vitit 2013 u gjet një lidhje konkrete mes kësaj vitamine dhe hidratimit të lëkurës.

Kshtu që mundohuni të merrni më shumë diell të kosnumoni më shumë peshk, mish apo vezë si dhe të përdorni produkte të pasura me vitaminë D.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm me shumë përfitime anti-inflamatore.