Met Gala është një nga ngjarjet më të famshme në botën e modës dhe të famshëm. Të ftuarit janë vetëm emra kryesorë nga bota e Hollivudit, muzikës, politikës, gazetarisë dhe sportit.

Është në dorën e menaxheres së Met Gala që nga viti 1995, kryeredaktores së revistës amerikane “Vogue”, Anna Wintour, për të vendosur se kush do marrë pjesë e kush jo.

I ftuari që nuk do të marrë kurrë ftesën e lakmuar në eventin prestigjioz, nuk është askush tjetër veçse ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë më parë në Met Gala, por që nga viti 2017 ai nuk ishte i mirëpritur në eventin e madh të modës.