Nga Erion Murataj!

Liria është vlera dhe ndjenja më e lartë njerëzore! E për të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë sot përulem me respekt.

Historia ka treguar se më të rrezikshëm se vetë okupatorët kanë qenë interesat meskine të pushtetarëve shqiptarë. Ndaj çdo kohë kërkon trimat dhe luftëtarët e saj ndaj në respekt të gjyshërve që iu bashkuan LANÇ për vlera si LIRIA dhe ATDHEDASHURIA sot i bëj thirrje çdo të riu të jetë në lartësinë e historisë për të luftuar pushtetmbajtësit që kanë çuar Shqipërinë në hulli të rrezikshme dhe kufi urie.

 Sot ata që janë në pushtet bëjn si të dashuruarit e vlerave, ndërkohë që janë shkaktarët kryesor të një Shqipërie me bilanc lufte në kohë paqjeje. Paqe që këtyre “spurdhjakerve” ja mundesuan të parët që luftuan me vetëmohim për atdheun e jo për tu majmur.

Ndërsa ata në opozitë antikomunistët që kanë marrë vizën e kuqe nga SHBA që janë dhe themeluesit e demokracisë rropaten për të mbajtur në status quo politikën e pushtimit të politikës me teser sekretari dhe formular spiuni partie ku fasada me shtëpi lirie ish komuniste që vrau e preu i vihet përballë simotrës progresiste komuniste.

Gjithsesi! Elbasanit i dolën gjithmonë në krah bijtë e tij ndaj sot mundet ti urojmë . Gëzuar 11 Nëntorin, ditën e çlirimit.🇦🇱