Hysen Aliko u arrestua menjëherë nga policia italiane pasi goditi me thikë gruan, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni delikat, por mjekët janë ende të rezervuar për fatin e saj.
Pak pas mesnate, 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej në shtëpi. Ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë. I plagosur mbeti edhe djali, që gjithashtu shkoi në spital.
Policia ka marrë dëshmitë e të pranishmëve dhe regjistrimet e kamerave. Agresori dhe viktima ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.
fax
