Së fundmi ai publikoi një fotografi në Instagram të dhomës në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, ku po qëndron teksa përfundon projektin e madh muzikor. Vihet re se kjo dhomë është shumë larg komoditetit luksoz që reperi është mësuar dhe kemi parë. Në dhomën pa dritare, ka një shtrat, një dollap të vogël dhe mure betoni.

Kujtojmë se në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.

Pjesë e inagurimit të këtij albumi ishte dhe një fans i zjarrtë i reperit @imacanon16canz, i cili e përdori në mënyrë të zgjuar pjesëmarrjen e tij në këtë event. Ai po shet një qese hermetike dhe pretendon se ajo është e mbushur me ajër nga inagurimi i albumit.
Duket se edhe ajri rreth Kanye West është i shtrenjtë pasi çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950.

icon style