Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Brahimllari, është çmendur në prag  të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Skandalin e radhës, e ka regjistruar në Maliq, ndërsa ka bërë thirrje kundër hapjeve të vendeve të reja të punës.

“Nuk ka nevojë Maliqi që të vijnë 1 muaj para zgjedhjeve dhe të thonë do hapim 500 vende të reja pune. Pse nuk i hapën këto vende pune 6 muaj, 1 vit më përpara? Apo 2 vite më para? Po pse kështu do rrojnë të rinjtë dhe të rejat e Maliqit, peng të një politike klienteliste? Që Gjergj Luca dhe Gëzim Topçiu të mbushin xhepat e tyre dhe ju të zhyteni gjithmonë në varfëri? Jo, kjo është politikë e gabuar”, është shprehur Brahimllari duke shokuar jo vetëm banorët e zonës por edhe më gjërë.

Kandidati i LSI-së, Endrit Brahimllari, ndoshta i trembur nga humbja dhe duke e ditur që LSI është  shpërndarë dhe është bërë copash, me anëtarësinë e ikur si zogjtë e korbit, nuk po di ku ti mbledhë njerëzit dhe tani ka filluar të flasë edhe kundër punësimeve në Maliq.
Po flet përçart nëpër takime dhe duket si i lajthitur.

Nuk po e përballon dot fushatën, pasi është mësuar të ketë qenë punëtor në institucione dhe të marrë rrogën pa shkuar në punë.

Po këto detaje i përkasin të tjera shkrimeve, por që të  arrijë deri aty sa të thotë që të mos hapen vende pune në Maliq, këtë mund ta bëjë vetëm Endrit Brahimllari.

Ai shkon në Maliq, duke  thënë se , përse nuk hapen këto vende pune më përpara dhe përse po vijnë tani ti hapin për fushatë e të tjera si këto.

Kjo llogari, nëse mund ta quajmë kështu do të thotë të dalësh kundër banorëve të Maliqit dhe se ke shkuar atje të tallesh me ta.

E rëndësishme është që një investitor privat po shkon dhe po hap vende të reja pune dhe bëhet fjalë për një projekt që nuk ka filluar sot.

Ky  projekt i inicuar nga biznesmeni Gjergj Luca ka filluar që në shtator të vitit 2020 dhe në nëntor të njëjtit vit është  firmosur kontrata. Biznesmeni Gjergj Luca ka folur pastër e qartë para të gjitha mediave, kur ka thënë se ky projekt do të realizohej shumë shpejt, por pandemia që pushtoi të gjithë botën, jo vetëm për Shqipërinë, u bë pengesë.

Pra projekti në Maliq nuk ishte i ditëve të fundit, apo i pragut të zgjedhjeve të 25 Prillit, siç thotë Endriti, por kjo pak rëndësi sepse thelbi është që duhet vlerësuar hapja e vendeve të reja të punës, sepse  do gjenerojnë më shumë mirëqenie për banorët,  do të gjenerojnë më shumë taksa dhe të ardhura për institucionet lokale.

Por në vend që të vlerësojnë përfitimet, Brahimllari del e bërtet në mes të Maliqit që mos të hapen vende pune.

Maliqi është një Bashki që përfshin një zonë të madhe bujqësore dhe vetë njësinë administrative, Maliq e cila  ka mjaft problematika dhe hapja e një fabrike, e cila do të punësojë nga 500 deri në 1500 persona në përfundimin e saj, do të ishte zgjidhje e madhe për të gjithë  punësimin në zonë.

Ndoshta do të kishte nevojë edhe për  punonjës nga Korça. Tani, Endriti thotë mos i hapni këto vende pune, se nuk i do LSI-ja, që të punësohen banorët e Maliqit.

Nuk do LSI  të punësohen banorët e zonave përreth Korçës, por i do të mjerë të braktisur dhe të harruar që ti blejë  me 30 apo 50 euro votën.

LSI dhe Brahimllari janë mësuar që të jetojnë në politikë me pazare, ndaj janë kundër mirëqenies së qytetarëve dhe hapjeve të reja të vendeve të punës./CNA.al