Dy viktima janë regjistruar në Hollandë pasi një burrë thuhet se gjuajti me një hark mbi kalimtarët.

Pamjet tronditëse tregojnë një burrë gjysmë të zhveshur duke gjuajtur me një hark të zi nga ballkoni i tij në qytetin Almelo të premten.

Video të tjera të pakonfirmuara tregojnë oficerë të armatosur të policisë duke shkuar në bllok të banesave.

Policia lokale tha se ata ishin thirrur për një incident me thikë në Steynstraat Mth në Almelo ku gjetën dy persona të vdekur pranë një apartamenti. Ata shtuan se një person i tretë u plagos ndërsa i dyshuari u arrestua.