Këto janë pamjet e një nate më parë në fshatin Kodër-Bujarës në njësinë administrative Gjergjan në bashkinë Elbasan.

Sikundër shihet zona është përfshirë nga reshje intensive breshëri. Intensiteti ka qënë i lartë duke krijuar një shtrëse të konsiderueshme. Fermerët e zonës kanë pësuar dëme të konsiderueshme sa i takon të mbjellave të stinës të cilat kanë qënë të pambledhura, sic janë agrumet, hurmat, por edhe në sera dhe të mbjellat jashtë.

Drejtoria e bujqësisë ka nisur verifikimet në terren, duke komunikuar me fermerët në lidhje me dëmet që janë shkaktuar.