Reshjet e dendura të shiut të cilët nisën pasditen e djeshme janë shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit.
Reshje ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh si dhe në zonat e thella të njësive Oatren, Trebisht dhe Zerqan duke rrezikuar kështu të mbjellat dhe në frutikulturë.
Ndërkohe reshjet e dëborë kanë sjellë probleme në rrugët që të çon për tek minierat e Martaneshit, Zonën D si dhe Tërnovë, ndërkohë policia i bën thirrje drejtueseve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë.
