Brazili po përballet me gjendje të vështirë, për shkak të motit të keq, që i ka marrë jetën të paktën 12 personave.

Vendi më i madh i Amerikës së Jugut, vuan nga një varg ngjarjesh ekstreme të motit gjatë kohëve të fundit, të cilat ekspertët thonë se ka më shumë gjasa të ndodhin për shkak të ndryshimeve klimatike.

Të paktën tetë persona janë vrarë në shtetin e Rio de Zhaneiros, ndërsa në zonat e tjera janë konfirmuar zyrtarisht katër viktima.

Shtatë persona rezultojnë ende të zhdukur, teksa po vijojnë ende kërkimet. Ka edhe të plagosur si pasojë e stuhisë së fortë, mes tyre dy fëmijë që janë dërguar në spital.

Dhjetëra ushtarë me qen janë vendosur në vendin e ngjarjes në shtetin e Rios, ndërsa shkollat ​​hapën dyert për të zhvendosurit.

Rreth 90 persona janë shpëtuar që nga e premtja. I gjithë vendi është nën pushtetin e ujit, baltës dhe mbeturinave.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë kishte parashikuar një stuhi të fortë, veçanërisht në Rio, e për këtë paralajmëroi brazilianët paraprakisht.

Top Channel