Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një 62-vjeçar grek për arsye xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ierapetrës, kur 41-vjeçari, pas një debati të fortë me 62-vjeçarin dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap, sipas mediave greke.

Por ai u arrestua pak kohë më vonë dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët

62-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit, nga ku doli pasi iu dha ndihma e parë.