Nga Erion Murataj

Është një vend ku demokratët duhen dhe pse me thika në brez.
Një vend ku socialistët i kundërvihen rilindasve për ti dhënë të drejtë demokratëve.
Një vend ku çamët bëhen të gjelbër e ku gjithkujt i duket vetja i rëndësishëm e pse tutorë kanë partinë.
Një vend ku komisione pa vlerë mendojnë se do lëshojne Albanian 3 dhe pse e dijnë që kartonat janë diktat i pathyeshëm.
Një vend ku mardhënien me Evropin e mendojnë peng të një komisioni për të cilin nuk i krasitet as kalliut të misrit .
Është Këshilli Bashkiak Elbasan.
Aty ku fanaret ndriçues që s’marrin as votat e shtëpisë bëjnë luftën imagjinare për partinë duke u miratuar popullit ndihmë ekonomike nga një thes miell 25 kg.
Në fund ulerima, jo në 24 Gusht mbledhja se jemi me pushime.
Rroftë partia vula dhe miqesia shqiptaro – botërore.
Elbasani nuk zhgënjen asnjëherë kur është puna tek përfaqësuesit “pulitik”.😉
ATA janë cmendurisht dashnorë të partisë !