Fillimi i muajit gusht përkon me nisjen e pushimeve për një pjesë të mirë të emigrantëve dhe jo vetëm. Kjo është reflektuar edhe në hyrje – daljet në Portin e Durrësit, që është porti më i madh në vend.
Vetëm mëngjesin e kësaj të marte kanë hyrë në Shqipëri në rrugë detare 2 842 pasagjerë dhe 779 mjete, një shifër e lartë krahasuar me ditëte mëparshme.
Të shumtë kanë qenë pushuesit e huaj që kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet në Shqipëri ashtu siç ka pasur edhe një numër të lartë të kthimit të emigrantëve për të kaluar pushimet në atdhe.
Në fjalën e tyre pasagjerët e kthyer pranojnë faktin se këtë vit nuk ka pasur radhë dhe vonesa.
Por nga ana tjetër thonë se çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm dhe nuk justifikohen nga shërbimet që ofrohen brenda në traget.
“Këtë radhë nuk kishte vonesa, çmimet shumë të larta në krahasim me shërbimet që ofrojnë”.
“Një muaj do të rrimë në Shqipëri, në traget mirë, kishte pak rritje”.
“Kishte një fluks jashtëzakonisht të madh njerëzish, çmimet janë shumë të larta. Unë jetoj këtu në Shqipëri, isha 3 muaj te vajza”.
“Trageti nuk ka pasur vonesa, biletat ishin me çmime të kripura shumë”.
Në ditët në vijim pritet të ketë sërish një rritje të numrit të personave që do të hynë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit ndaj janë shtuar masat e sigurisë.