Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që qytetarët elbasanas të heqin dorë nga konsumi i disa prej tyre që për Shumë konsiderohen produkte luksi. Konsumatorët elbasanas thonë se produkte si mishi apo bulmeti për ta janë bërë të pamundura.

Kjo verë do të mbetet si një me çmimet më të larta të fruta perimeve dhe ata që e kanë vuajtur më shumë rritjen konstante të çmimeve kanë qenë të moshuarit që thonë se i kanë ndihmuar fëmijët në emigrim të përballojnë rritjen.

Nga ana tjetër edhe pse numri i qytetarëve në tregjet agro-ushqimor është i konsiderueshën pjesa më e madhe thjeshtë kalojnë dhe pyesin për çmimet por nuk blejne apo blejnë pak.

Ndër produktet e shportës që kanë njohur rritjen më të madhe të çmimeve janë domatet që aktualisht kushtojnë 140-150 lekë për kg, qepa 100-120 lekë edhe nënproduktet e qumështit kushtojnë rreth 30% më shumë ndersa mishi për kg në Elbasan sot tregëtohet nga 1200-1400 lekë për kg./EGNATIA NEWS

https://www.youtube.com/watch?v=cp9e650aDuQ