Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik për të paktën 9 vjedhje me armë. Operacioni për kapjen e tij është realizuar në zonën e Sikeon.

Prej muajit mars ai ka kryer 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.

Goditja e fundit e tij ishte  më 12 shtator në një bar kafe market në rrugën “Foka” në Sikeon, ku me fytyrë të mbuluar dhe një thikë vodhi 1000 euro si dhe disa paketa cigaresh.

https://youtube.com/watch?v=uQxW1qOpbjI%3Ffeature%3Doembed
Previous articleTë përfshirë në disa vrasje/ Anëtarët e bandës së Laert Haxhiut njihen sot me masën e sigurisë
Next articleÇMIMET TË LARTA NË ELBASAN, QYTETARËT NUK BLEJNË DOT (VIDEO)