Fitorja në betejën kundër Atalantës konsolidoi kreun e renditjes së Interit në +6 për ndjekësit më të afërt. Trajneri Antonio Conte e pranoi pas sfidës së presioni ishte shumë i madh.

“U kthyem +6 dhe nuk ishte e lehtë për të luajtur, pasi ndjekësit e dinim që kishin fituar. Presioni ishte i madh në këtë ndeshje sepse po luanim kundër një ekipi shumë të fortë që di të marrë pikë kundër skuadrave të mëdha. Atalanta e përgatiti me mençuri ndeshjen, sepse kishte frikë, sepse e dinte që mund t’i bënim keq. Kjo ishte arsyeja pse ata bënë më pak presion. Janë tri pikë shumë të rëndësishme.”

Duke analizuar lojën, Conte tha se ndaj bergamaskëve u zhvillua një duel taktik.

“Bëmë vetëm një goditje në portë, por patëm disa shanse të bujshme që nuk i finalizuam. Atalanta u shfaq më e rrezikshme në goditjet e këndit. Shënuam por nuk arritëm të finalizonim disa raste me Lukakun të vetëm para portierit. Ishte një ndeshje shumë taktike, ata që luanin kundër nesh gjithnjë japin diçka më shumë. Atalanta ndaj nesh ndryshoi mënyrën e lojës, duke hequr dorë nga agresiviteti”.

Qëndrueshmëria mbrojtëse e gjetur nga Conte ka transformuar ekipin zikaltër:

“Kemi gjithashtu sulmin më të mirë dhe u përballëm me të dytin më të mirë. Përtej soliditetit, ne gjetëm ekuilibrin e duhur në të dyja fazat, që lojtarët tani e njohin në mënyrë të përsosur. E dimë kur të sulmojmë dhe kur të presim, duke ndryshuar qëndrim në garë.”

Lautaro Martinez, sipas Contes, duhet vlerësuar për sakrificën që bëri në fazën mbrojtëse.

“I kërkova të punonte në fazën mbrojtëse dhe ai e bëri në mënyrë të shkëlqyer. Duhet ta përgëzojmë. Në fazën kur nuk kemi pasur zotërimin e topit, kemi luajtur 5-4-1, por bënte shkonte të bënte presion. Tregues i faktit që të gjithë djemtë janë plotësisht të përkushtuar, sepse e dinë që për të fituar të gjithë duhet të sakrifikojnë. Sakrifica do të shpërblehet nga gëzimi i fitores përfundimtare”.

Top Channel