Një 49-vjeçar i cili kultivonte drogë në banesën e tij është arrestuar në Shënkoll të Lezhës.

Policia bën me dije se L.N, kishte përshtatur bodrumin me aparatura të posaçme që të kultivonte bimë narkotike.


Atij iu zbulua dhe një armë gjahu si dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë


Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli’, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë, vihet në pranga 49-vjeçari.

Sekuestrohen disa fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë dhe vazo, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe një armë gjahu çifte.


Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. N., 49 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë.

Ky shtetas kishte kultivuar disa fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa në kubikë dhe vazo, në bodrumin e një ambienti të mbyllur që e kishte përshtatur me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte që e mbante pa leje dhe pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike “.

Revcontent