Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të jetë e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk kemi pasur fatalitete nga koronavirusi.

Sipas njoftimit të ministrisë, vetëm 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 3 raste në Shkodër, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Të shëruar në 24  orët e fundit janë 12 persona ndërsa vetëm 2 qytetarë marrin shërbim mjekësor në spital.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore           5
Të shëruar në 24 orë       12
Të shtruar në spitale         2
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore            4,064
Testime totale         781,556
Raste pozitive         132,496
Raste të shëruara    129,941
Raste Aktive                  100
Humbje jete                2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër        33
Tiranë           30
Durrës          10
Berat             7
Lezhë            7
Elbasan         5
Dibër            3
Kukës           2
Korçë            1
Fier               1
Vlora             1

panorama al