COVID-19 /Rëndohet bilanci në Elbasan, dy qytetarë humbasin betejën me koronavirusin

Vijon të jetë problematike situata si pasojë e pandemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 609 qytetarë të infektuar me Covid, nga 3,598 testime të kryera. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humnbur jetën 10 qytetarë. Dy prej të cilëve janë nga qyteti i Elbasanit përkatësisht 71 dhe 72 vjeç. Ndërkohë raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17. Aktualisht në qarkun e Elbasanit janë aktiv me Covid-19, 344 persona./ Egnatia news