Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur masat e reja për pandeminë, ku bëhet me dije se është hequr detyrimi për të mbajtur maska edhe në ambientet e mbyllura.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe do të hapen klubet e natës, ndërsa hyrja e të gjithë shtetasve në Shqipëri dop të bëhet pa patur nevojë për certifikatë vaksinimi apo test COVID.

Masat e reja të Komitetit të Ekspertëve:

Vaksinimi me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes

Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandohet mbajtja në ambiente të mbyllura

Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës

Heqja e detyrimit për të paraqitur pasaportë vaksinimi, dokument testimi negativ për COVID-19 apo cerifikatë shërimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, duke filluar nga 1 Maji.