Tre gra janë mbyllur brenda një dyqani në Vlorë në lagjen Centrale dhe kërcënojnë se do të vetëvriten.

Bëhet me dije se tre gratë që janë mbyllur në dyqan janë në konflikt me një fqinje për një pronën e pallatit dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen.

Mësohet se tre gratë në fjalë kanë pasur pronë aty, ku tashmë është ndërtuar një pallat dhe një karburant. Ata kishin një marrëveshje se do merrnin një hyrje, por që ende pas 10 vitesh nuk kanë marrë asgjë.

Ata janë shprehur se brenda në dyqan kanë një bombol dhe se do të hedhin veten në erë.

Ato janë shprehur se nuk do të dalin që aty pa mbërritjen e efektivëve të policisë që mund tu sqarojë konfliktin e pronësisë që kanë.