Vala e dytë e pandemisë vazhdon ta mbajë Indinë në një situatë dramatike teksa vendet e botës mundohen t’i sjellin ndihma.

Përveç mbipopullimit të spitaleve, sfida më e madhe mbetet furnizimi me oksigjen për ata që po trajtohen në shtëpi.

Radhët e qytetarëve që presin me bombolat jashtë pikave të oksigjenit janë tashmë pjesë e përditshmërisë ndërsa në tregun e zi çmimet abuzuese arrijnë deri 30-fish mbi vlerën normale.

“Shumica e doktorëve të lagjes janë vetë me korona. Na duhet ndihma e tyre për të përdorur oksigjenin, por detyrohemi të shohim video në YouTube apo të konsultohemi me miqtë.”

“Jam pa fjalë për atë që po kalojmë, për vuajtjet e familjeve dhe familjërave që po u vdesin para syve, prej mungesës së infrastrukturës dhe shërbimet bazë në spitale.”

Në Nju-Delhi mbërritën të premten ndihmat e para nga SHBA-ja, nga 40 shtete që janë zotuar t’i dërgojnë Indisë mijëra bombola dhe centrale oksigjeni dhe medikamente kundër kovidit.

3,500 persona nuk i mbijetuan gjatë ditës infeksionit vdekjeprurës, ndërsa 386 mijë të tjerë u infektuan rishtas, një rekord tjetër dito

Varianti indian i koronavirusit e ka përkeqësuar valën infektive, dhe tashmë po ai qarkullon edhe në Europë, përkatësisht në Francë.

Sot identifikuam një person me variantin indian dhe e konfirmuam atë edhe te bashkëshorti i personit. Në Bordo kemi identifikuar një person dhe 10 raste kontakti, nga të cilat 4, pozitive.”

India ka regjistruar mbi 200 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë Brazili kaloi të premten bilancin tragjik prej 400 mijë viktimash dhe 3 mijë vdekje të reja, ndërsa rekordin global e mban SHBA-ja me 575 mijë jetë të humbura për shkak të kovidit