Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë rregjistruar 35 raste të reja të personave pozitiv me virusin SARS Cov2, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 19 raste, Librazhd 16 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që nga fillimi i pandemisë në 650.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve 2 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid19: një 58 vjeçar nga Peqini dhe një 70 vjeçare nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).