Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetë-izolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Top Channel