Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e 24 orëve të fundit, ku në qarkun e Elbasanit kanë rezultuar 57 qytetarë të infektuar me virusin SARS -Cov2, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 24 raste, Librazhd 16 raste, Gramsh 16 raste, Peqin 1 rast.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një një apel të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.