Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se brenda 24 orëve në qarkun e Elbasanit janë rregjistruar 22 raste të reja me virusin SARS-Cov2, të shpërndara në këto bashki : Gramsh 9 raste, Peqin 7 raste, Librazhd 5 raste, Elbasan 1 rast. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mundur ta fitoj dot betejën një qytetar nga Gramshi.
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2”, shkruan ministria.