Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë rezultuar pozitiv me virusin SARS-Cov2 në qarkun e Elbasanit 29 qytetarë, vatra këto të shpërndara në këto bashki: Elbasan 17 raste, Peqin 5 raste,Librazhd 4 raste, Gramsh 2 raste, Cërrik 1 rast. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ra fitoj dot betejën me virusin një qytetar nga Librazhdi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.