Barcelona regjistron barazimin e dytë në La Liga në “Camp Nou”, ku vazhdon të paraqitet me luhatje. Ecurinë e fitoreve në kampionat “blaugranave” ia prishi Valencia, që jo vetëm i mori pikë në shtëpinë e saj (1-1), por rrezikoi ta fitonte takimin. Hap i gabuar ky i skuadrës së Ronald Koemanit, që mbetet shumë prapa Atleticos së Madridit (kryesuese) sa u përket pikëve.

Qarkullimi i dendur i topit pranë zonës së Valencias nuk u konkretizua me gol nga “blaugranat” në minutat e para, përkundrazi në të 29-tën Diakhaby i miqve, iu shkëput mbulimit të mbrojtjes në zhvillimet e këndores dhe fare i vetëm nuk e pati të vështirë të mposhtte me kokë gjermanin ter Stegen.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Jose Gaya i ndërhyri nga pas francezit Griezmanin dhe për gjyqtarin nuk kishte asnjë dyshim, 11-metërsh në favor të Barcelonës dhe karton i kuq për mbrojtësin e Valencias. Pas disa minutave, me ndërhyrjen e sistemi VAR, kryesori e anuloi kartonin e kuq duke dhënë të verhin, por jo penalltinë, që e mori përsipër ta ekzekutonte Messi. Në momentin e parë portieri Domenech bën mrekullinë përballë argjentinasit, por në vijim të aksionit Messi shënon lehtësisht me kokë në shtyllën e dytë, 1-1.

Me këtë gol Messi barazon legjenden Pele, pasi arrin shifrën e 643 finalizimeve vetëm me një klub (Pele e arritur këtë numër golash me Santosin).

Barcelona mori epërsinë në të 52-tën pas golit të Araujos me një goditje të befasishme brenda zonës, por rezultati do të barazohej në të 69-ën nga Gomez, i shërbyer nga Jose Gaya.

Të gjithë përpjekjet e mëvonshme të Barcelonës, sidomos me Coutinhon, rezultuan të pasuksesshme, me Valencian që merr një pikë shumë të rëndësishme në “Camp Nou”, ndërsa “blaugranat” lëshojnë më shumë terren ndaj kryesuesve në garën për titullin kampion.