Është luajtur miqësorja mes Portugalisë dhe Andorës me rezultatin 7-0 , një test para ndeshjes që do luajë me Francen pas 3 ditësh. Me golin e shënuar sonte , Cristiano Ronaldo ka arritur golin numër 102 me kombëtaren Portugeze. Vetëm 7 gola e ndajnë nga rekordi i vendosur nga Ali Dai për t'u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola me ekipin kombëtar në gjithë historinë e futbollit.
