Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se shëndetsia gjendet në kolaps.

Sipas kryedemokratit, Rama pasi shkatërroi ekonominë, e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe po shkatërron jetën dhe shëndetin e familjeve shqiptare.

Postimi i Bashës

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”.