Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministri Bledi Çuçi ka bërë me dije se është miratuar plani i veprimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar për 4 vitet e ardhshme.

“Sot miratuam planin e veprimit anti-trafik të personave si një pjesë e strategjisë tonë kundër krimit të organizuar. Plani i vitit për 2022 përmban veprime konkrete të shumë institucioneve por jo  vetëm. Siç dihet trafiku i qenieve njerëzore është shumë kompleks ndaj do ketë adresim shumë konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni te rehabilitimi i viktimave. Është plan veprimi 2021 2025 kundër krimit të organizuar dhe është përgatitur nga shumë institucione, bashkë me OKB”, tha ministri.