Çudirat nuk kanë fund! Një fans i këngëtares Billie Eilish ka nxjerrë në shitje ajrin e mbledhur nga një prej koncerteve të saj për 15.000$.

Shitësi anonim e ka vendosur “artikullin”(nëse do ta quanit kështu) në Carousell, një sajt blerjesh dhe shitjesh në Singapor.

Sipas tij ajri brenda qeses plastike është “shumë i rrallë”. “Unë qëndrova në pjesën e përparme dhe arrita të fus ajrin e saj në qesen plastike kur këndoi gjatë koncertit. Për ata që e humbën koncertin, mund ta blini këtë! Ajër shumë i rrallë”, thuhet në përshkrimin e artikullit.