Në horizont shohim një dasmë dhe besojmë se shumë shpejt këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Dj Geek do të martohen.

Ka qenë Duffy ajo që ka zgjuar kureshtjen tonë përmes kësaj fotoje që ka postuar në rrjetet sociale, ku përveçse i shpreh dashurinë partnerit të saj e quan atë edhe si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ata ndodhen momentalisht në Tiranë për xhirimet e një videoje muzikore, por nuk ngurrojnë të provokojnë me foto në Instagram.

“I dashur burrë i ardhshëm, je më i miri. Të dua”, shkruan Dafina në këtë foto romatike të tyre. Thoni tani kemi apo s’kemi të drejtë?!