Viti që lamë pas për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri ka qenë i mbushur plot me angazhime dhe projekte të reja , të cilat kanë sjellë me vete dhe shumë suksese për të. Dafina nuk zhgënjen kurrë.

Edhe projekti i saj më i ri “Dashni”, në bashkëpunim me Mumën, ka fituar menjëherë vëmendjen e publikut sapo është publikuar duke numëruar kështu mbi 1 milion klikime në “Youtube” në shumë pak ditë.
Kjo këngë nuk ka rrëmbyer vetëm vëmendjen dhe zemrat e shqiptarëve, por më shumë sesa kaq.

Përmes një ‘story’ në “Instagram” Dafina ka publikuar një foto në të cilën shohim se kënga “Dashni” pozicionohet përkrah shumë këngëve të huaja duke u renditur e 12-ta në videot muzikore në të gjithë botën. Ky është një super sukses për të dy këngëtarët të cilët padyshim duhet të ndihen tepër të lumtur për këtë arritje.

Kujtojmë se pak kohë më parë në rrjet u përfol për një bashkëpunim të mundshëm mes Dafinës dhe Beatrix Ramosaj. Shkak u bënë disa foto të postuara në ‘Instastory’ nga vetë protagonistet dhe vëllai i kësaj të fundit. Por ende nuk janë bërë të ditur detaje lidhur me këto ‘ngacmime’ për publikun dhe se a do të ketë vërtet një bashkëpunim mes tyre.