Home SHOWBIZ Dua Lipa vjen me një super projekt në kinematografi, publikohen pamjet e...

Dua Lipa vjen me një super projekt në kinematografi, publikohen pamjet e para të filmit

18

Dua Lipën jemi mësuar ta shohim si një diva të muzikës së rrymës kryesisht Pop, por shumë shpejt do ta shohim atë përtej botës së muzikës.

Përmes një postimi në “Instagram”-in e saj ajo ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do ta shohin atë edhe si aktore.

Dua publikoi një foto përkrah aktorit të njohur Henry Cavill. E njëjta foto u publikua më pas edhe nga vetë Cavill në llogarinë e tij në “Instagram”.

Duket si një foto e shkrepur gjatë  një momenti kërcimi, ku dy protagonistët, Cavill  veshur me një kostum jeshil smeraldi dhe Dua me një fustan ari, shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit.

Aktori, Henry Cavill luan rolin kryesor duke mbajtur kështu emrin e njëjtë me titullin e filmit të regjisorit Mattew Vaughn, ndërsa këngëtarja e njohur ka debutuar në aktrim si Lagrange.

Një video rreth filmit është shfaqur në rrjet dhe ka ngjalluar shumë kureshtje.

Një video e shkurtër që shfaq pjesët e para të pamjeve të Cavill, Lipa dhe yllit të famshëm të “West Side Story”, Ariana DeBose.

Publikimi i kësaj videoje tregon se ndoshta do të kemi shumë shpejt ‘trailer’-in e parë të filmit ,ndonëse ende nuk ka një konfirmim.icon style