Një postë private u grabit dje tek zona e  5 majit në kryeqytet. 

“Ora News” ka siguruar pamjet e grabitjes nën kërcënimin e thikës nga autori 27-vjeçar që u arrestua paraditen e sotme.

Ky është momenti kur Ordis Molla futet brenda postës private në 5 maj ku i veshur më rroba të zeza dhe në kokë mban një skafandër.

Siç shihet nga pamjet, ai gjen shitësin tek dera e postës dhe në kërcënimin e një thike e shtyn atë deri tek arka.

Pasi ai merr një sasi prej 400 000 lekësh te rinj, 940 euro dhe 40 paund largohet më një motomjet.

Vëtëm pak orë pa zgjatur arratia e autorit teksa efektivët e komisariati 4 e vunë në pranga.

27-vjecari Ordis Molla u kap në banesën e tij ku në njërën nga dhomat u gjetën dhe sasia e parave si dhe skafanda e përdorur në krim.