Kanë dalë pamjet e aksidentit të ndodhur pak më parë në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.
Një makinë ka përplasur 3 persona, dy prindërit dhe një fëmijë të vogël, vetëm 3 muajsh.
Sikurse duket në video karroca e foshnjës është në vendngjarje, ndërsa policia ka vendosur shiritin e sigurisë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.


