Sekretari i Përgjithshëm, i PS, Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së reulatatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë e Shkodrës, ku u konfirmua fitues kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.
Gjiknuri pranoi humbjen dhe tha se do punohej që vitin tjetër të bindnin qytetarët e Shkodrës për t’i votuar. Ndërsa shtoi se pavarësissht rezultatit, Shkodra do të mbetej në vëmendjen e qeverisë.
Postimi i Plotë nga Damian Gjiknuri:
Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj!
Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare!
Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës!
Rezultatet paraprake në Shkodër:
Majlinda Angoni – 18.176 vota
Bardh Spahia – 20.125 vota
Xhemal Bushati – 7.739 vota