Nga Erion Murataj

Të gjitha i kuptoj, madje jam i gatshëm të kuptoj të pakuptueshëm.
Por..!
Dikush duhet ti thotë këtyre njerëzve se doktori e ka nga halli mbajtjen e syzeve.
Dhe gjej rastin të uroj atë edhe gjithë demokratët për ditëlindjen e PD që pa dyshim është investim i gjithë shoqerisë shqiptare.
Por!
Sërisht nuk kuptoj instiktin që e quajnë solidaritet dhe vendosin syze në ditë qameti.
Kur kryebashkiaku i Elbasanit bën paradë pas një situate alarmante në të gjithë shtretërit e përrenjëve dhe lumenjëve që rrethojnë Elbasanin.
Kur në Librazhd ka permbytje.
Kur drejtorët e rilindjes në luftë mes vetes ca te Damianit e ca te Taos janë askund.
Kur pikërisht në një ditëlindje që simbolizon sakrificën dhe shpresën e shqiptareve për demokraci këta të Elbasanit vënë syze pa pasur hall.
Ose nuk janë mirë ose padyshim duan të fshehin diçka.
Por..!
Prap s’kuptoj, nëse doktori do të fshehi plagën e shkaktuar nga një kriminel psiqik, këta çfarë duan të fshehin.
Solidarizim thonë disa.
Lus Zotin mos ia shkrepi truri doktorit të veshi tanga se jam kurioz të shoh çdo bëjnë.