Në shtëpinë bardhezi kanë nisur që të vlerësojnë me kujdes atë apo ato që mund të jenë blerjet në mbrojtje, pasi Matajs de Ligt tashmë pritet në Premier Ligë, me Çelsin favorit, por edhe Sitin e Guardiolës dhe Junajtidin e Ten Hagut që duan 22-vjeçarin.
Prandaj nëse Bremer dhe Kulibali janë dy operacione delikate për Juven, pasi që të dy janë lojtarë të dy klubeve ku presidentët dhe tifozët i urrejnë ngjyrat bardhezi, ideja e fundit në Torino është ajo e Presnel Kimpembe.
Mbrojtësi francez, titullari i PSG-së, ka një kontratë deri në vitin 2024, por nuk duket se i ka ardhur një ofertë rinovimi dhe do ta vlerësonte ofertën e Juves, edhe si një stimul i ri pas 9 vitesh në Paris.