Një dokumentar i përgatitur nga “The New York Times” në vitin 2021, akuzon Jamie Spears, babain e Britney Spears, se ka regjistruar vajzën e tij në dhomën e gjumit.

Controlling Britney Spears”, e cila u shfaq premierë në FX dhe Hulu në shtator të vitit që lamë pas, një ish-punonjës sigurie pohoi se Jamie kishte kapur fshehurazi më shumë se 180 orë regjistrime audio të Britney në dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë biseda me të fëmijë dhe avokate, përveç monitorimit të mesazheve, telefonatave dhe historikut të internetit në celularin e saj.

Së fundmi, pas nëntë muajsh nga ngjarja, 69-vjeçari ka paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Angeles një deklaratë ku mohon pretendimet e ngritura.

“Jam i informuar për pretendimin … se një pajisje dëgjimi ose një ‘buzë’ ishte vendosur në dhomën e saj të gjumit si mbikëqyrje gjatë kujdestarisë. Ky pretendim është i rremë”,– tha Jamie në dokumentet e gjykatës të siguruara ekskluzivisht nga Page Six.

Kurrë nuk kam kryer apo autorizuar ndonjë mbikëqyrje të dhomës së gjumit të Britney-t në çdo kohë, përfshirë edhe gjatë kohës së kujdestarisë”, shtoi ai. “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vëzhgimi të tillë.”

Ju kujtojmë që tre javë më parë, Britney Spears i tha “po” Sam Asghari në një ceremoni intime. Ndonëse të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur, nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk morën një ftesë për në dasëm.