Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sikurse e kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhje, edhe pse zyrtarisht nuk i kishte mbërritur një ftesë.Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, kur ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha.Alibeaj i ka thënë Berishës se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.