Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ish-kryeministri, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat. Ai u pyet nga gazetarët për faktin që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhje.Berisha tha se duhet të pyesni zotin Basha për këtë teksa theksoi se ai është anëtari grupit parlamentar të PD  dhe nuk është i përjashtuar.

Sa i përket Lulzim Bashës, Berisha tha se “Ai është anëtar i grupit parlamentar ne nuk përjashtojmë”.

Më tej, Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.

“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyra. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari”, tha Berisha.