Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisonit të Ligjeve teksa u diskutua për projektin e Portit të Durrësit.

Pas shumë orë diskutimesh dhe debatesh kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por hasi në kundërshtimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

Aq sa Gazment Bardhi ngrihet nga vendi, dhe “flak” mikrofonin e Bushkës.

“Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka, ndërsa Gazment Bardhi ngrihet nga vendi dhe i hedh mikrofonin.