Pakti për Universitetin, propozuar e miratuar pas protestave studentore, është rikthyer si qendër debate në sallën e Kuvendit. Mos zbatimi i plotë i premtimeve ndaj studentëve detyroi ministren Evis Kushi të japë shpjegime në një interpelancë të kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Sipas demokratëve financimi i arsimit ka ardhur në ulje, teksa dhe tarifat vijojnë të jenë të larta.

Punësimi i studentëve ishte një tjetër pikë që demokratja Zhupa ngriti si shqetësim për shkak të mungesës së  transparencës dhe meritokracisë.

Interpelanca po vijonte e qetë, deri në momentin kur deputetja e PD akuzoi ministren Kushi për plagjiaturë.

Sa i përket degëve që rrezikohen të mbyllen ministrja Kushi njoftoi se javën e ardhshme do të miratohet vendimi për zerimin e tarifave dhe lehtësira të tjera për studentët e këtyre lëndëve.