Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të dëbimit të Edi Ramës nga avioni i linjës së Lufthansas për mos respektim të masave anti-Covid.
Në postimin e tij në Facebook, Salianji ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për qeveri të përgjegjshme, qe krijon mundësi dhe shanse të barabarta, që krijon modele perēndimore pikërisht nga shembulli personal.
Largimi i Edi Ramës me polici nga linja e Lufthansa, është një ngjarje më shumë se simbolike.
Një kryeministër që nxirret jashtë pr thyerje rregullash dhe respekti ndaj të tjerëve. Një kryeministër që nuk kupton që arroganca e pushtetit të tij nuk ka falje në vende ku ligji sundon.
Në fakt sjellja e tij në raport me ligjin dhe rregullat është e njëjta që ai përditshëm bën e shkel në Shqipëri!
Ndryshimi është tek zbatimi i ligjit, nëse në Shqipëri sistemi që ka ndërtuar e lejon që të shkelë ligjet, të favorizojë klientët, të kontrollojë tokën, ajrin, porte dhe aeroporte, të zhvillojë proçedura miliona euroshe apo të favorizojë trafikantët, të bullizojë gazetarët dhe të sillet si autokrat lindor, në perëndim, aty ku gjithkush është i barabartë para ligjit, aty ku as paratë nuk i bëjnë derman, ai përfundon i shoqëruar nga policia. Një turp dhe fatalitet imazhi për Shqipërinë përveçse për të!
Për fat të keq në qeverisjen e Ramës, nëse do të ndodhte kjo do ndëshkoheshin e dilnin të papunë punonjësit e kompanisë që do guxonin të kërkonin zbatimin e ligjit. Ata do të denigroheshin dhe përfundonin sdihet ku!
Sot Rama së paku, duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, që i ka bërë fyer e bërë gazi i botës në mediat nderkombetare!
Qytetaret e thjeshtë as mund të imagjinojnë të sillen si ai!
Shqipëria 🇦🇱 ka nevojë për qeveri të përgjegjshme, qe krijon mundësi dhe shanse të barabarta, që krijon modele perēndimore pikërisht nga shembulli personal.
Duhet të nxjerrim Ramën “jashtë” që udhëtimi ynë të mbërrijë në destinacionin e perêndimit, njëoj si avioni i Lufthansa që udhëtoi pa Ramën drejt 🇺🇸
Largimi i Edi Ramës me polici nga linja e Lufthansa, është një ngjarje më shumë se simbolike.
Një kryeministër që nxirret jashtë pr thyerje rregullash dhe respekti ndaj të tjerëve. Një kryeministër që nuk kupton që arroganca e pushtetit të tij nuk ka falje në vende ku ligji sundon.
Në fakt sjellja e tij në raport me ligjin dhe rregullat është e njëjta që ai përditshëm bën e shkel në Shqipëri! …