Rusia ka organizuar sot një ceremoni për të “vajtuar” humbjen e anijes drejtuese në flotën e “Detit të Zi”, Moskva, “pas shpërthimit të municioneve që ndodheshin në bord.” Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Ukraina thotë se goditi Moskën me dy raketa të cilat më pas shkaktuan një zjarr që bëri që të shpërthenin edhe municionet që ishin në bord. Ministria ruse e mbrojtjes e raportoi zjarrin pa specifikuar shkakun e tij duke shpjeguar se si pasojë e tij, shpërthyen edhe municionet në bord.

“Moskva u fundos si pasojë e një stuhie detare ndërsa po tërhiqej në Sevastopol,” njoftoi ministria ruse.