Juglindja e vendit është zbardhur këtë mëngjes nga reshjet e dëborës. Fshati turistik i Dardhës dhe pjesa tjetër malore e qarkut të Korçës është mbuluar nga reshjet.

Drejt Dardhës është nisur edhe një borëpastruese për të shmangur bllokimet.

Gjithashtu edhe në veri ka nisur dëbora. Valbona është zgjuar me reshje këtë mëngjes.

Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës.