Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit nga ku do të mirëpresë për një vizitë zyrtare Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ditën e sotme, duke nisur nga ora 10:00 do të mbahet në Elbasan mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes, përfshirë edhe atë për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe lejet e qëndrimit dhe të punës me afat 5-vjeçar.

Në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e dy qeverive. Kjo mbledhje e përbashkët e dy qeverive përkon dhe me 2-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë./Egnatia news