Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët duke sjellë reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta por reshje dëbore do ketë në të gjithë zonën malore. Mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intensifikim të reshjeve në vendin tonë kryesisht në zonat jugore dhe Juglindore ku herë pas here shirat do jenë në formë shtrëngatash. Edhe orët e natës mbeten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -2°C deri në 14 °C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë.

Kosova

Kosova paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here sjellin reshje dëbore dhe më pak shiu, situatë e cila vijon deri në mbrëmje kur moti pëson përmirësim duke sjell pauz të reshjeve për ty ri-kthyer sërish gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 deri në 6°C.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës ndonëse në sasi të pakta mbeten prezente në Maqedoninë e Veriut deri në mesdite kur pritet që të kemi shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Edhe orët e natës vijojnë me reshje të dendura dëbore.

Rajoni dhe Europa

Vijon rajoni i Mesdheut në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira, rrebeshe shiu, dhe stuhi ere. Po ashtu Qendra dhe Europa Veriore mbeten me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Ndërsa mot i kthjellët por me temperatura të ulëta mbizotëron Europën Lindore dhe Ishujt Britanikë.